Feronikeli është përforcuar edhe me një tjetër futbollist, duke përforcuar kështu edhe më shumë repartin e mesfushës.
Bëhet fjalë për, Haxhi Neziraj, i cili është dakorduar që ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit.
“Neziraj është mesfushor sulmues, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë.
Mesfushori, Haxhi Neziraj, është i lindur më 16 mars 1993, në Luzern të Zvicrës dhe është 1.86m i gjatë.
Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur te FC Drita e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe n Evropë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern.
Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjat vitit 2018, bënte pjesë në skuadrën e Flamurtari FC.
Mesfushori ka gjithsej 4 paraqitje për kualifikimet e Champions League dhe dy të tjera për kualifikimet e Europa League.
Në Superligën e Kosovës, ka gjithsej 27 paraqitje”, ka shkruar faqja zyrtare e FC Feronikelit.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...