Ferizaji sapo ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli.
Klubi kosovar përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se “ka gjetur menjëherë” zëvendësuesin e Afrim Tovërlanit, shkruan portali arbresh.info.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli”, shkruan KF Ferizaji.
“Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’i arrijmë objektivat e klubit për këtë sezon”
KF Ferizaj aktualisht qëndron në pozitën e 11-të në tabelë me vetëm 15 pikë të grumbulluara pas gjithsej 17 xhirove./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...