Zyrtare: Federata Shqiptare e Futbollit me njoftim të rëndësishëm për trajnerin e ri të Shqipërisë

12:17 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Federata Shqiptare e Futbollit me komunikatë për selektorin e ri.

Federata Shqiptare e Futbollit do ta zgjedhë brenda muajit korrik trajnerin e ri të kombëtares.

Në një njoftim të bërë sot, FSHF kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashës se është në fazën e kontaktimit dhe vlerësimit të kandidatëve të mundshëm për të pasuar De Biazin. 

Njoftimi i FSHF-së

“Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proces që kërkon kohën e duhur.

FSHF ka nisur pikërisht me procesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar. Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme