Google ADS

Zyrtare: Federata e shkarkon nga detyra edhe pse arriti shumë suksese

19:58 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ka zgjatur vetëm dy muaj eksperienca e Edgardo Bauza në stolin e Arabisë Saudite.

Pasi muaj më parë u shkarkua nga detyra si trajner i Argjentinës, 59-vjeçari nga Santa Fe, Bauza ka marrë një tjetër goditje.

Ai nuk do të jetë më trajneri i Arabisë Saudite dhe nuk do ta drejtojë përfaqësuesen nga Lindja e Mesme në Botërorin “Rusi 2018”, pasi drejtuesit e federatës së këtij vendi e kanë shkarkuar nga detyra argjentinasin.

Shkak për këtë vendim janë bërë dy humbjet që Arabia Saudite pësoi në miqësoret e muajit nëntor, 3-0 ndaj Portugalisë dhe 1-0 përballë Bullgarisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm