Nuk është dashur të kalojnë më shumë se tri javë për të pasur shkarkimin e parë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e rikthyer në elitë, FC Vushtrria i ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Shotani.
Klubi bardhekaltër nëpërmjet një komunikate shkruan se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shotani.
Gjithsesi FC Vushtrria e ka falënderuar Shotanin për kontributin e madh të dhënë në klub.
“Ju njoftojmë se pas mbledhjes së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z, Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.
Në tri ndeshjet e para në Superligë, Vushtrria ka grumbulluar vetëm një pikë. /Telegrafi/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës