Zyrtare: FC Prishtina nënshkruan me mesfushorin Ardit Hila

16:04 | 24 Gusht 2019
Arbresh Info

FC Prishtina ka arritur përfundimisht marrëveshje për nënshkrimin me mesfushorin Ardit Hila.

Pas negociatave të vlerësuara “jo të lehta” nga klubi prishtinas, Hila ka arritur marrëveshje për dy vitet e ardhme me klubin e FC Prishtinës, shkruan portali arbresh.info.

“Është e vërtet, është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës”, ka thënë 26-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

“Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me bardhekaltrit.

Ai është shpallur kampion me Partizanin në edicionin 2018/19 duke bërë 27 paraqitje.

Hila ka kaluar një periudhë prej tri vitesh edhe Teuta dhe dy vite te Elbasani.

Në përgjithësi, futbollisti nga Elbasani ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar nëntë asistime brenda 159 paraqitjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme