Radamel Falcao është rikthyer zyrtarisht në La Liga, pas aventurës turke me Galatasarayn.
Sulmuesi kolumbian qëndroi për dy vite në Stamboll te Galatasaray, por pa arritur të lë gjurmë.
35-vjeçari ka shkëputur kontratën me gjigantin turk, derisa sot është zyrtarizuar tek skuadra spanjolle Rayo Vallecano.
? ⚡️ Rayistas, @FALCAO tiene un mensaje para vosotros… ? pic.twitter.com/bDqVmQDa0q
— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) September 4, 2021
Falcao është zyrtarisht një futbollist i ri i Vallecanos, por klubi nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me kontratën e tij.
Kësisoj për veteranin kolumbian është një rikthim në La Liga ku kishte qëndruar për dy vite te Atletico Madrid, nga 2011 deri më 2013.
Përveç Falcaos, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit spanjoll sot ka zyrtarizuar edhe portierin 25-vjeçar kolumbian Ivan Arboleda.
OFICIAL | @FALCAO nuevo jugador del Rayo Vallecano.
¡Bienvenido a Vallecas! ⚡️ ? pic.twitter.com/rWYNto5JsF— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) September 4, 2021
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...