Mbrojtësi Eric Dier, ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham-in, e cila do e mbajë deri në vitin 2024.
Trajner Jose Mourinho, shpresonte t’ia rinovonte kontratën Dier dhe klubi ka konfirmuar se negociatat janë përfunduar, transmeton portali arbresh.info.
Dier ka qenë startues që nga rikthimi i Premierë Ligës, por dënimi për mospjesëmarrje për katër ndeshje shkaku që sulmoi tifozin, bëri që të mungojë.
https://twitter.com/SpursOfficial/status/1285500232327925760
Ai ka thënë se ndihet i lumtur me rinovimin e kontratës.
“Jam shumë i lumtur që jam duke vazhduar këtu dhe udhëtimi i ri që jemi duke shkuar. Është çmenduri të mendoj se jemi që gjashtë vite. Jam kënaqur shumë”.
“Kemi bërë shumë gjëra të bukura se bashku, por dua të jem edhe më i mirë, mendoj se ka shumë gjëra që mund të arrijmë para se të përfundojë”, theksoi ai.
Dier ka bërë 239 paraqitje për Spurs duke shënuar 11 gola./arbresh.info.
Publikohen pamjet dramatike, momenti kur aeroplani i Air Can...
KOSTT: Furnizim stabil për kryeqytetin, Nënstacioni Prishtin...
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në je...
Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegj...
Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në...
Abdixhiku jep detaje për ndërtimin e pesë stadiumeve të prem...