Trajneri spanjoll, Unai Emery është shkarkuar nga detyra e tij te Arsenali.
Emery erdhi para 18 muajve në krye të Arsenalit si pasues i trajnerit legjendar, Arsene Wenger, i cili drejtoi klubin për 18 muaj.
Megjithatë, spanjolli nuk arriti të plotësoj pritshmëritë e klubit londinez dhe tashmë është shkarkuar nga detyra.
Është vet klubi nga Emirates që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare pushimin nga puna të trajnerit Emery.
“Ne [Arsenali] njoftojmë sot që vendimi është marrë për të ndarë rrugët me trajnerin tonë Unai Emery dhe ekipin e tij stërvitës”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Ndryshe, suksesi më i madh i spanjollit ishte sezonin e kaluar, kur dërgoi Arsenalin deri në finale të Ligës së Evropës, ku u mposht nga Chelsea.
Pasues i tij më i mundshëm duket të jetë ish-legjenda e klubit, Freddie Ljungberg.
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...