Klubi i Drenicës ka arritur që ta transferojë futbollistin e njohur kosovar Visar Berisha, transmeton Arbresh.info
Berisha ka një karrierë mjaft të pasur duke u aktivizuar në disa klube të Kosovës dhe Zvicrës. Ai së fundmi ishte pjesë e Lirisë.
“Klubi transferon Visar Berishën!
Emri më i ri në skuadrën tonë, është ai i Visar Berishës, djaloshit nga Suhareka, që luan në rolin e mbrojtësit, i cili tashmë do të bartë fanellën ‘Kuqezi’. Klubi ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur deri në fund të këtij stinori me mundësi vazhdimi edhe për stinorin e ardhshëm. Qendërmbrojtësi suharekas, ka luajtur për shumë skuadra, ndër të cilat veçohen, FC Ëinterthur në Zvicër si dhe FC Prishtina në Kosovë, kurse së fundmi Berisha ishte pjesë e Lirisë nga Prizreni. Klubi më këtë afrim ka rritur numrin e përforcimeve në katër (4), dhe skuadra mund të përforcohet ditëve në vijim edhe më ndonjë futbollistë tjetër. Ekipi po vazhdon fazën përgatitore me intensitet të lartë, në fushën sintetike në Drenas”, shkruhet në faqen e klubit nga Skënderaj. /Arbresh.info
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen