Zyrtare: Douglas Costa huazohet të Bayern Munich-u

17:38 | 5 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Juvenuts-it, Douglas Costa zyrtarisht është rikthyer të Bayern Munich-u në formë huazimi.

Braziliani ishte i lidhur me largimin nga gjiganti italian në fundin e edicionit dhe në fund vendosi të rikthehet të “Bavarezët”, transmeton portali arbresh.info.

Klubi gjerman gjithashtu e ka konfirmuar transferimin e Costa-s.

“Bayern-i e ka transferuar Douglas Costa-n në huazim nga Juventus-i. Braziliani që luajti për klubin gjerman mes viteve 2015-17, është huazim nga Juventus-i këtë edicion”, ka shkruar klubi në njoftim.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1313123483367477249

Për “Zonjën e Vjetër” në 103 paraqitje, Costa ka realizuar 10 gola dhe dhuruar 21 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme