Google ADS

Zyrtare: Dortmund konfirmon transferimin e Niklas Sule

17:26 | 7 Shkurt 2022
KRG

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund, ka  njoftuar në lidhje me transferimin e Niklas Sule, i cili më herët ka qenë pjesë e Bayern Munich.

26-vjeçari nuk ka treguar ndonjë formë të mirë tek Bayerni, andaj nuk kanë mundur të bien dakord për një rinovim të kontratës, ndërsa me pëlqimin e dy palëve kanë rënë dakord të ndërpresin bashkëpunimin.

“Klubi i Bundesligës, Borussia Dortmund, ka nënshkruar me gjermanin Niklas Süle (26) për sezonin 2022/23. Qendërmbrojtësi 1.95 metra i gjatë është aktualisht ende në shërbim të FC Bayern Munich. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2022”, thuhet në komunikatë, përcjell arbresh.info.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm të nënshkruanim me një lojtar kombëtar gjerman si Niklas Süle dhe ta mbajmë atë për katër vjet”, thekson drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc. Sebastian Kehl, i cili do të pasojë Zorc në verë, shpjegon: “Niklas na ka treguar në diskutimet personale se është shumë i interesuar për Borussia Dortmund. Ai ka shumë eksperiencë, qetësi në lojën e ngritjes dhe fizikun e nevojshëm për të hedhur hapin e radhës me ne nga vera”.

“Süle, i cili e filloi karrierën e tij në Bundesligë në TSG Hoffenheim, ka luajtur 213 ndeshje të Bundesligës (12 gola, 6 asistime), 32 ndeshje në Ligën e Kampionëve (1 gol) dhe 37 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaren gjermane (1 gol) gjatë karrierës së tij. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munich në vitin 2020. Ai është mbrojtësi me më shumë paraqitje në Bundesligë për klubin e tij këtë sezon (19)” – shkruhet në njoftimin e Dortmundit.

Mbrojtësi  gjatë afatit kalimtar dimëror, është përfolur se mund të kalojë në ndonjë skuadër  të Premier League, por siç shihet ai tashmë ka vendosur të qëndrojë në Bundesligë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme