Google ADS

Zyrtare: Donis Avdijaj prezantohet te Emmen

23:38 | 12 Nëntor 2020
A. B.

FC Emmen është forcuar me Donis Avdijaj, pasi sulmuesi që ka stërvitur me ekipin e parë që nga mesi i tetorit ka treguar vetën dhe ka nënshkruan një kontratë për pjesën e mbetur të sezonit me mundësi edhe për sezonin e ardhshëm.

24-vjeçar që ka luajtur në të rinj në VfL Osnabrück dhe FC Schalke 04, ka bërë karrierë edhe për një vit e gjysmë te Sturm Graz.

Në vitin 2018 ai kaloi në Holandë, duke luajtur fillimisht te Roda JC dhe më pas te Willem II.

Gjatë periudhës së tij në Holandë, ai ka luajtur në 32 ndeshje zyrtare, ku e ka gjetur golin 12 herë.

Sezonin e kaluar ai luajti për Trabzonspor në Turqi dhe Heart of Midlothian në Skoci.

Njëri nga drejtuesit e klubit, Ronald Lubbers, ka folur fjalë të mira për lojtarin tonë.

“Ne kishim testuar Donisin për disa kohë dhe ishte shumë pozitiv. Donis është një lojtar që mund të sjellë diçka më shumë në një pozicion ku aktualisht nuk kemi shumë zgjedhje. Kryesisht e shohim si një anësor të majtë, por ai mund të luajë edhe në pozicionet e tjera të sulmit”, ka thënë ai.

Avdijaj do ta mbajë fanellën me numër 17 te Emmen. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme