Dinamo Zagrebi zyrtarizon transferimin e Arbër Hoxhës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kroat përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Dinamon dhe jam bërë lojtar i ri i këtij klubi të madh, më të madh në Kroaci! Falenderoj ish bashkëlojtarët dhe trajnerin për të gjitha eksperiencat, për gjithçka që më mësuan, por tani për mua fillon vërtetimi i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Për një kohë të gjatë ishte dëshira ime të luaja për Dinamon, dhe sapo dëgjova se kishte një interesim të klubit për mua, nuk dyshova për asnjë moment në shpalosjen e gjithë historisë, që në fund ndodhi. Do të bëj të pamundurën për të arsyetuar besimin e klubit dhe për të arritur suksese të shumta dhe momente të paharrueshme së bashku! ”, ka thënë Hoxha për faqen zyrtare të klubit kroat.
Sulmuesi kosovar po kalon një formë të mirë, ku me ish ekipën e tij Slovan Belupo ka arritur të shënoj katër gol dhe dhuroi një asistim në 18 paraqitje,/Arbresh.info/
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturina...
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...