Google ADS

Zyrtare: Diego Lopez e vazhdon karrierën në këtë ekip

18:01 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Pas një sezoni të suksesshëm te Espanyoli, Diego Lopez, edhe zyrtarisht është lojtar i klubit spanjoll.

Portieri ishte i huazuar nga Milani, ndërsa me paraqitjet e mira ka bindur klubin katalunas të blejë gjithë kartonin e tij.

Lopez ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Espanyolin.

Skuadra e Quique Sanchez Flores ka përfunduar në vendin e tetë këtë sezon në La Liga.

Espanyoli ka pranuar 50 gola këtë sezon, ndërsa ka shënuar 49.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme