Arsenali ka finalizuar marrëveshjen e tyre të parë brenda kësaj merkato duke nënshkruar me mesfushorin Denis Suarez nga Barcelona.
“Topçinjtë” kanë rënë dakord për të siguruar shërbimet e tij në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra në Emirates ka mundësi gjithashtu për të bërë marrëveshjen të përhershme gjatë verës në rast se lojtari arrinë të ketë ndikim në Premierë Ligë.
25-vjeçari ka rënë po ashtu dakord për të vazhduar kontratën e tij me skuadrën e Barcelonës para se të pranojë largimin në Camp Nou si një i huazuar te skuadra në Emirates.
Mesfushori, i cili ka bërë vetëm një paraqitje në Spanjë, ka pasur problem për të impresionuar te skuadra e parë në Camp Nou. Por, trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery është i bindur se lojtari mund të ofrojë kualitet në mesfushë derisa synon të bëjë ndryshime të mëdha në Emirates.
Emery ka punuar me lojtarin kur e mori në formë huazimi te Sevilla gjatë sezonit 2014/15 dhe e ka ndjekur progresin nga afër që nga atëherë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...