Trajneri Frank de Boer, ka marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, duke zëvendësuar Ronald Koeman-in.
Koeman dha dorëheqje nga Holanda, në mënyrë që të marrë postin e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
De Boer i cili më herët ka luajtur edhe për Barcelonën ka rekordin e katër trofeve radhazi me Ajax-in, mirëpo në tri klube dështoi.
https://twitter.com/OnsOranje/status/1308814192527454208
Ai u shkarkua nga Inter-i vetëm 85 ditë pasi u emërua në vitin 2016 dhe qëndrojë vetëm 10 javë në stolin e Crystal Palace.
Taktikat e De Boer do shihen shumë shpejtë në miqësoren ndaj Meksikës dhe pastaj dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me 7 tetor Holanda e pret Meksikën në Amsterdam, pastaj udhëton të Bosnja me 11 tetor dhe pas tri ditëve takohet me Italinë./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...