Klubi turk, Trabzonspor ka lejuar që sulmuesi, Daniel Sturridge të largohet.
Anglezi u transferua gjatë verës te Tranzonspor nga Liverpool, duke nënshkruar kontratë trivjeçare, por ka ndërprerë kontratën pas vetëm shtatë muajve, transmeton portali arbresh.info.
Ish-ylli i disa klubeve angleze duke përfshirë “Reds” e Manchester City është bërë lojtar i lirë dhe thuhet se dëshiron transferimin te Aston Villa, klub i cili u mundua ta transferojë gjatë afatit të janarit.
https://twitter.com/SkySportsNews/status/1234407808155734016
Sturridge në Superligën Turke ishte pjesëmarrës në 11 paraqitje duke shënuar katër gola dhe kontribuar me katër asistime, ndërsa në Kupën e Turqisë shënoi tri gola në tri paraqitje./arbresh.info.
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...