Juan Cuadrado ka ndjekur hapat e Leonardo Bonuccit duke vendosur për të ardhmen e tij te Juventusi.
Anësori ka nënshkruar një kontratë të re dy vjeçare e gjysmë te Juventusi, ka konfirmuar kampioni në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari iu bashkua Juventusit në gusht të vitit 2015 nga Chelsea për dy sezone të njëpasnjëshme në formë huazimi.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1197590950912114695
Më pas kalimi i tij u bë i përhershëm për 20 milionë euro para fillimit të sezonit 2017-18.
Cuadrado ka fituar titullin në ligë në katër sezonet e fundit së bashku me tri Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.
Ish lojtari i Fiorentinas ka realizuar 15 gola dhe ka krijuar 28 asistime në ngjyrat e Juves, megjithëse në përgjithësi ka qenë më shumë i angazhuar në detyrat defanzive këtë sezon./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...