Fabio Coentrao do t’i bashkohet gjigantit portugez Sporting Lison për një sezon në formë huazimi nga Real Madridi.
29-vjeçari ka postuar një foto të tij duke qëndruar në stadiumin Jose Alvalade të Sportingut me mbishkrimin se është “shumë i lumtur me mundësinë për të luajtur te një klub madhështor”, transmeton portali arbresh.info.
Mediat spanjolle kanë konfirmuar muajin e kaluar që ‘Los Blancos’ do të jenë në gjendje të paguajnë 90 për qind të pagës së plotë në mënyrë që transferimi të arrihet, megjithëse natyra e marrëveshjes ende nuk është konfirmuar.
Coentrao u transferua në Bernabeu për 30 milionë euro nga rivali lokal i Sportingut në Lisbon, Benfica, gjatë vitit 2011 dhe ka bërë 51 paraqitje për Portugalinë.
Mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës kundër Sportingut te ‘Los Blancos’ në përballjen e tyre në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar./arbresh.info
https://twitter.com/Fabio_Coentrao/status/882558984468799493
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...