Sulmuesi i Arsenalit, Chuba Akpom ka finalizuar transferimin te PAOK-i.
Sulmuesi i “Topçinjve” përfundoi huazimin e tij për gjashtë muaj jashtë skuadrës londineze, por tani i është lejuar të largohet në formë të përhershme nga trajneri Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Akpomi iu bashkua Arsenalit në moshën gjashtë vjeçare dhe do t’i jap fund bashkëpunimit 16-vjeçar me klubin pas vetëm 12 paraqitjeve.
Anglezi dështoi për të shënuar në ndonjë ndeshje kompetitive te “Topçinjtë” pas gjashtë paraqitjeve në Premierë Ligë. “Ne i urojmë fat Chubas me PAOK-in”, ka shkruar Arsenali në një deklaratë të shkurtër./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...