Google ADS

Zyrtare: Chicharito transferohet te West Hami (FOTO)

22:46 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Javier Hernandez i njohur si Chicharito është prezantuar si blerja më e re e skuadrës angleze, West Ham.

Chicharito është kthyer në Ligën Premier, jo tek Manchester Unitedi, ku luajti disa sezone më parë, por tek West Hamit.

Sulmuesi meksikan ka nënshkruar me Çekanët një kontratë të vlefshme për tri vitet e ardhshme.

 Transferimi i Chicharitos nga Bayer Leverkuseni i ka kushtuar skuadrës angleze plot 16 milionë funte apo rreth 17.9 milionë euro.West Ham më herët këtë afat kalimtar kanë transferuar edhe Marko Arnautovicin, Pablo Zabaletan dhe Joe Hartin.

chicharito2 chicharito-1

Të ngjashme