Zyrtare: Chelsea nënshkruan me talentin amerikan

17:25 | 22 Korrik 2024
D.H

Chelsea ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë amerikan Caleb Wiley.

Mbrojtësi anësor ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin londinez, shkruan Arbresh.info.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Atlanta United në MLS.

Këtë sezon talenti 19-vjeçar do të huazohet tek skuadra e Strasbourg në Francë.

Wiley është paraqitu 77 herë në MLS ku ka arritur të shënoj gjashtë gola.

Talenti amerikan debutimin në ligën amerikane e bëri në moshën 15-vjeçare.

Po ashtu ai paraqitur edhe dy herë me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme