Google ADS

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me mesfushorin Timeoue Bakayoko

18:10 | 15 Korrik 2017
Arbresh Info

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin Tiemoue Bakayoko nga kampioni francez Monaco për një tarifë prej 40 milionë funta.

Reprezentuesi 22-vjeçar i Francës ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Ai është bërë lojtari i dytë i transferuar te Chelsea këtë verë pas nënshkrimit me Antonio Rudiger nga Roma.

Bakayoko iu bashkua Monacos nga rivali i tyre në Liga 1, Rennes, në vitin 2014 dhe debutoi te Franca disfatën e pësuar nga Spanja në muajin mars gjatë këtij viti. Ai ishte pjesë e skuadrës së Monacos që arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku u eliminua nga Juventusi.

Bakayoko, i cili do të bartë fanellën me numër 14 te Chelsea, tha: “Jam shumë i lumtur që po i bashkohem këtij ekipi të mrekullueshëm”.

“Jam rritur duke shikuar Chelsean. Nënshkrimi ishte diçka natyrale për mua sepse është një klub që e dua shumë që nga fëmijëria ime. Jam duke shikuar përpara që të zhvillohem nën udhëheqjen e një trajneri fantastik [Antonio Conte] dhe së bashku me shumë bashkëlojtarë të mrekullueshëm”./arbresh.info

https://twitter.com/ChelseaFC/status/886247745434136576

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme