Zyrtare: Carlo Ancelotti – trajneri i ri i Evertonit

22:12 | 16 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i klubit anglez, Everton.

Tekniku italian para një javë është shkarkuar nga stoli i Napolit ndërsa sot (e hënë) është bërë zyrtare klubi i tij i ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Everton para disa javëve shkarkoi Marco Silva për shkak të rezultateve të dobëta ndërsa Duncan Ferguson arriti të fitojë katër pikë në dy ndeshjet e fundit.

Ancelotti ishte i lidhur me Arsenalin, mirëpo në fund zgjodhi rivalin, Everton.

Për momentin Everton është në vendin e 16-të me 18 pikë pas 17-të ndeshjeve të zhvilluara në Premierë Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme