Google ADS

ZYRTARE: Calafiori lojtari i ri i Arsenalit

18:38 | 29 Korrik 2024
D.H

Arsenali ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit italian Riccardo Calafiori.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra e Arsenalit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Calafiori pati paraqitje të shkëlqyera me kombëtaren e Italisë në Euro 2024.

Kurse sezon fantastik bëri edhe me skuadrën e Bolognas ku arriti suksesin historik duke e kualifikuar skuadrën italiane në Champions League.

Ai ka shënuar dy gola dhe pesë asistime në Serie A sezonin e kaluar.

Teksa me Arsenalin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme