Zyrtare: Burim Kukeli transferohet te FC Sion

18:32 | 9 Gusht 2017
Arbresh Info

Burim Kukeli ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2019 me FC Sion.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka lënë kësisoji FC Zurich, ku ka luajtur pesë sezonet e fundit.

Me ekipin e Zurichut fitoi Kupën Zvicerane në vitin 2016 dhe më pas mori pjesë sezonin e kaluar në fazën e grupeve të “Europa League”.

Burim Kukeli, me mbi 100 ndeshje të luajtura te FCZ, është një lojtar i gjithanshëm dhe me përvojë, që mund të luajë në të gjitha pozicionet mbrojtëse.

Ai ka luajtur edhe 23 herë për ekipin kombëtar shqiptar dhe ka marrë pjesë në “Euro 2016”, së bashku me Ermir Lenjanin, që u vu nën urdhrat e Paolo Tramezzanit më herët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme