Britania e Madhe dhe Irlanda e kanë fituar garën për të organizuar Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2028.
Dy vendet ishin të parat që aplikuan në konkursin e hapur nga UEFA për të organizuar eventin më të madh për përfaqësuese në Evropë.
Turqia e tërhoqi kandidaturën e saj pasi dështoi në dy ofertat e fundit për të organizuar Euron në 2016 dhe 2024, ndërsa oferta e planifikuar e Rusisë nuk është marrë as parasysh.
Procesi zyrtar i tenderimit pritej të zvarritej deri në shtator të vitit 2023, por nuk pati asnjë ofertë tjetër dhe UEFA do të shpallë organizatorët shumë më herët, duke bërë të ditur se MB dhe Irlanda përmbushin kërkesat teknike të organizatorëve, gjë që konsiderohet si një formalitet.
Pesë shoqatat e futbollit – të Anglisë, Skocisë, Uellsit, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës – njoftuan qëllimin e tyre për të konkurruar për turneun vetëm muajin e kaluar duke përjashtuar një fushatë më ambicioze për të arritur Kupën e Botës 2030./Telegrafi/
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat