Zyrtare: Borussia Dortmund vjen me vendim interesant për Aubameyang

15:47 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, mund të largohet nga ‘Signal Iduna Park’, për te klubet spanjolle Real Madrid dhe Barcelona, transmeton Arbresh.info.

Menaxheri i klubit Hans Joachim Watzke nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të kalojë në Spanjë, por jo edhe te rivali i përbetuar i Dortmundit, Bayern Munchen. “Ne synojmë që ai do të mbetet në klubin tonë, por Real Madridi dhe Barcelona nuk pyesin. Mirëpo, një gjë është e sigurt se ai nuk do t’i bashkohet Bayern Munichut”, ka thënë Hans Joachim Watzke.

Futbollisti nga Gaboni po shkëlqen me Dortmundin duke lënë mbresa të mëdha. /Arbresh.info

Të ngjashme