Arsenal ka konfirmuar se sulmuesi Bukayo Saka, e ka rinovuar kontratën në Londër.
18-vjeçari i cili erdhi nga akademia e klubit ka qenë impresionues këtë sezon, derisa debutojë edhe në Evropa Ligë në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info.
Saka është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës, ndërsa ka thënë se do vazhdojë të punojë shumë.
“Londra është shtëpia ime. Arsenal është skuadra ime. Jam i lumtur që më në fund të njoftojë për rinovimin”.
“Më pëlqen të luaj për këtë klub dhe jam duke shikuar se çfarë mban e ardhmja. Puna e vështirë vazhdon, andaj unë mund të jetojë ëndrrën time”, kishte shkruar ai në Twitter.
https://twitter.com/BukayoSaka87/status/1278298080362840066
Saka këtë sezon ka bërë plotë 33 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin anglez./arbresh.info.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj