Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili ka debutuar në kampionatin amerikan.
Pasi kompletoi transferimin e tij në Montreal Impact ditë më parë, Xhemaili ka debutuar me humbje me skuadrën kanadeze.
Reprezentuesi zviceran ishte titullar në humbjen 2-3 të Montreal ndaj Columbus Crew.
Gjithsesi paraqitja e Xhemailit u vlerësua shumë në mediat amerikane, të cilat kanë shkruar se Montreal është përforcuar dukshëm me shqiptarin.
31-vjeçari ka qenë i plotë në këtë takim, ndërsa pas ndeshjes është shprehur i lumtur me pritjen nga tifozët edhe pse rezultati e dëshpëroi.
“Ishte një lojë e bukur dhe një pritje fantastike nga tifozët. Gjithsesi rezultati nuk ishte ai që donim por do të kthehemi te fitoret”, deklaroi Xhemaili.
“Unë duhet të përshtatem me jetën dhe futbollin e këtushëm”, u shpreh futbollisti nga Tetova.
Xhemaili iu bashkua Montreal Impactit nga skuadra italiane Bologna, ndërsa ai më parë ka luajtur edhe për Zurichun, Boltonin, Torinon, Parman, Napolin, Galatasarayn dhe Genoan.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...