Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar pasuesin e Igor Angelovksit, pas eliminimit nga Euro 2020.
Igor Angelovskit është larguar ndërsa në vend të tij është emëruar Blagoja Milevski.
50-vjeçari vjen nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Kampionatin Evropianin për U-21.
Në karrierën e tij Milevski ka drejtuar edhe Vardarin e Shkupit ndërkohë që për pak kohë ka qenë edhe pjesë e klubi izraelit Ashdod.
Presidenti i Fedaratës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdini, ka thënë se e Milevskin ndajnë të njëjtin vizion.
“Vizioni për të ardhmen tonë të futbollit me Blagoja Milevski si trajner i kombëtares maqedonase A është i qartë”.
Ai është njeriu që rigjeneroi rrjedhën e gjakut të futbollit maqedonas, krijoi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh të cilët tashmë kanë luajtur në dy Kampionate Evropiane, të rinj dhe të rritur, dhe ne jemi të bindur se kjo rrugë duhet të vazhdojë”, ka thënë Sejdini. /Telegrafi/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...