Federico Bernardeschi është futbollisti më i ri i gjigantit italian, Juventusit. Juventusi po vazhdon me përforcime të mëdha para fillimit të sezonit të ri.
Pas zyrtarizmit të Douglas Costas, Mattia De Sciglios e Wojchie Sczcesnyt, tani radha i erdhi edhe italianit Bernardeschi. Talenti italian pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore tani ka nënshkruar kontratë me Zonjën e Vjetër.
Bernardeschi i ardhur nga Fiorentina ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme apo deri në vitin 2022, ndërsa i ka kushtuar Juventusit plot 40 milionë euro plus pesë milionë bonuse dhe 10 për qind e kartonit nëse Zonja e Vjetër vendos ta shes.
Megjithatë, pagesa e Juventusit do të bëhet brenda tri viteve dhe jo e gjitha në këtë vit.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...