Zhegrova ftohet për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, teksa debutojnë edhe dy mesfushorë: Voca e Taipi.
Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në Francë. Më 24 mars, Kosova do të ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos.
Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të kombëtares së Kosovës, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, i cili publikuar tashmë listën prej 23 futbollistëve, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj.
Edon Zhegrova, talenti i Genklut si dhe Idriz Voca (FC Luzern) dhe Gjelbrim Taipi (Grasshoper) – janë afrimet e reja, bën të ditur FFK, transmeton Gazeta Express.
Lista e futbollistëve për ndeshjet miqësore Kosovë – Madagaskar dhe Kosovë – Burkina Faso.
Portierë:
Samir Ujkani (UC Cremonese)
Bledar Hajdini (KF Trepça’89)
Faton Maloku (KF Feronikeli)
Mbrojtës
Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb)
Leart Paqarada (SV Sandhausen)
Mërgim Vojvoda (R.Mouscron)
Ardin Dallku (FC VOrskla Poltava)
Fidan Aliti (KS SKënderbeu)
Lirim Kastrati (AS Roma U21)
Benjamin Kololli (FC Laussane)
Alban Pnishi (Grasshoper)
Mesfushorë
Hekuran Kryeziu (FC Luzern)
Idriz Voca (FC Luzern)
Herolind Shala (Lyngby Boldklub)
Gjelbrim Taipi (Grasshoper)
Edon Zhegrova (KRC Genk)
Arbër Zeneli (FC Herenven)
Bernard Berisha (FC Akhmat)
Bersant Celina (Ipswich Town FC)
Milot Rashica (SV Werder Bremen)
Sulmues
Elbasan Rashani (Odds BK)
Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)
Vedat Muriqi (Caykur Rizespor)
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin