Google ADS

ZYRTARE: Bellingham shpallet lojtari më i mirë për sezonin 2023/24 në La Liga

20:30 | 28 Maj 2024
D.H

Jude Bellingham u shpall lojtari më i mirë për sezonin 2023/24 në La Liga.

Një vit i shkëlqyer për anglezin 20-vjeçar i cili pati një debutim ëndrrash këtë sezon me Real Madridin, shkruan Arbresh.info.

Bellingham ishte njëri ndër lojtarët kyç të triumfit të Real Madridit në La Liga.

Jude arriti të shënoj 19 gola dhe të dhuroj edhe tetë asistime tjera.

Ai ishte top golashënuesi i Realit në La Liga.

Ylli anglez u transferua verën e kaluar në Real Madrid nga Dortmundi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme