Bayern Munichu e ka kompletuar transferimin e Mathys Tel.
Përmes një njoftimi, Bavarezët bën të ditur se lojtari 17-vjeçar iu bashkua nga Stade Rennes.
“FC Bayern ka nënshkruar me të riun francez Mathys Tel. 17-vjeçari i bashkohet kampionëve rekord gjermanë nga Stade Rennes”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
Ndërsa tel u shpreh: “FC Bayern është një nga skuadrat më të mira në botë. Unë kam pritur shumë për këtë sfidë të madhe dhe do të jap gjithçka për këtë klub.
Më kanë bërë shumë përshtypje diskutimet me Hasan Salihamidzic dhe drejtuesit e FC Bayern, dhe shpejt kuptova se doja patjetër të vija në Mynih”.
Tel, i mbushi 17 vjeç më 27 prill, bëri dhjetë paraqitje për skuadrën franceze të ligës së parë sezonin e kaluar. Në daljen e tij të parë në ligë në gusht 2021, ai u bë lojtari më i ri në historinë e Rennes, duke bërë debutimin e tij në moshën 16 vjeç e 110 ditë.
Tel ka shënuar dhjetë gola në 15 paraqitje për ekipet kombëtare të Francës U17 dhe U18. /arbresh.info/
Welcome to #FCBayern, Mathys Tel! 🔴⚪
Read more: https://t.co/R345084Esm
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 26, 2022
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...