Google ADS

Zyrtare: Bayerni konfirmon trajnerin e ri

22:11 | 15 Nëntor 2019
Arbresh Info

Hans Flick është zyrtarisht trajneri i Bayern Munchen të paktën deri në fund të pushimit dimëror.

Ai do të vazhdojë punën të paktën deri në fundin e 2019. Zëvendësi i Niko Kovac fitoi dy ndeshjet e tij të para nën drejtimin e skuadrës me Olympiacosin në Champions dhe Dortmundin në kampionat.

Drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë dhe ecuria e tij do të varet në bazë të rezultateve që do të marrë deri në fund të këtij viti.

Një lajm i pritur deri diku, pasi gjermanët nuk kanë gjetur një emër të rëndësishëm për t’i besuar stolin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme