Bayern Munichu ka publikuar fanellën e re për ndeshjet në shtëpi të inspiruar nga stadiumi i tyre ikonik Allianz Arena dhe është e gjitha e kuqe pasi tifozët votuan kundër ngjyrës blu të errët në fanellat e tyre.
Fanella nga Adidas ka një strukturë diamanti që reflekton në stadiumin e tyre, i cili shkëlqen në këtë ngjyrë çdo herë kur Bayerni luan një ndeshje në shtëpi, transmeton portali arbresh.info.
Bayerni do të bartë këtë fanellë në ndeshjen e tyre të fundit këtë sezon në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurt të shtunën.
Gjiganti bavarez është në kërkim të një pike në mënyrë për të siguruar titullin e tetë radhazi në Bundesliga duke marrë parasysh golaverazhin dukshëm më të madh nga rivali Borussia Dortmundi.
Meqenëse tifozët kanë shtruar një kërkesë për largimin e ngjyrës blu të errët, atëherë padyshim se do të jenë të kënaqur me dizajnin e ri./arbresh.info/
Shikoni pamjet më poshtë:
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1128578904153841664
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet