Serge Gnabry është transferuar te Bayern Munichu.
Ish mesfushorit i Arsenalit, Gnabry zyrtarisht i është bashkuar kampionit në Bundesliga, Bayern Munichut, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Bremen konfirmoi këtë javë që mesfushori Gnabry ka zgjedhur për të ndarë rrugët me klubin në Bundesliga pas vetëm një sezoni.
“Pas një sezoni të mirë në Werder Bremen, Serge na ka informuar se dëshiron të marr hapin tjetër në karrierën e tij”, ka thënë drejtori Frank Baumann për faqen zyrtare të klubit.
https://twitter.com/FCBayernEN/status/873841832488259584
Megjithatë, nuk kaloi kohë e gjatë dhe Bayern Munichu rrëmbeu transferimin e tij. Klubi njoftoi për marrëveshjen në mëngjes përmes rrjetit social Twitter.
Gnabry është i kënaqur me transferimin te Bayern Munichu duke e zbuluar këtë menjëherë pas zyrtarizmit të marrëveshjes.
21-vjeçari ka bërë 27 paraqitje te Bremeni sezonin e kaluar duke shënuar 11 gola nga mesfusha./arbresh.info
https://twitter.com/SergeGnabry/status/873841321361985542
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...