Google ADS

Zyrtare: Bayern Munich e merr lojtarin e Real Madridit (FOTO)

13:49 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Bayern Munichu ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dyvjeçare huazuese me Real Madridin për anësorin, James Rodriguez.

Është klubi bavarez që me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për kolumbianin.

26 vjeçari ka vuajtur për minutazhë sezonin e kaluar nën drejtimin e Zidanes dhe pas një kohe të gjatë të spekulimeve, ai ka gjetur klub të ri.

Sipas komunikatës së Bayern Munichut, ekziston edhe një opsion i blerjes permanente gjatë periudhës huazuese, por ata nuk e kanë përmendur shumën për të realizuar blerjen permanente, shkruan Telegrafi.

Ky është transferimi prej më të mëdhenjve këtë verë në skenën e futbollit evropian.

James Rodriguez u kërkua me ngulm edhe nga Manchester United.

Zyrtare: Bayerni huazon James Rodriguezin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme