Bayer Leverkusen ka nisur nga puna për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm, me kampionët e Gjermanisë që kanë si qëllim të ruajnë titullin e Bundesliga-s.
Përmes rrjeteve sociale klubi i Leverkusen bën me dije se ka firmosur deri në 2029-ën me Aleix Garcia-n.
26-vjeçari ishte një nga emrat më rëndësishëm në sezonin e fundit të Girona-s në kampionatin spanjoll, me këta të fundit që duhet theksuar që patën një rrugëtim goxha të mirë.
“Aleix Garcia është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme strategjike, pasimet e tij janë jashtëzakonisht të sakta dhe ai luan me vizion të madh”,-deklaroi Drejtori Sportiv i Bayer Leverkusen Simon Rolfes.
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...