Barcelona zyrtarisht ka mposhtur AS Roman në garën për nënshkrimin me sulmuesin Malcom nga Bordeauxi.
Gjiganti katalunas ka konfirmuar në faqen zyrtare se klubi ka arritur një marrëveshje prej 41 milionë euro, plus 1 milionë euro bonuse, për Malcomin, transmeton portali arbresh.info.
?? Here is Malcom, Barça´s new signing
⚽️ #EnjoyMalcom
?? #EnjoyBarça pic.twitter.com/pCvp6i33dY— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2018
Përveç kësaj, ai do të arrijë në Kataloni mbrëmjen e sotme (e martë) dhe do t’i nënshtrohet testit mjekësor në mëngjes para se të vendos lapsin në një kontratë pesë vjeçare.
Kjo është tronditëse për skuadrën italiane AS Roma që kishte arritur marrëveshje për nënshkrimin me 21 vjeçarin dhe e priste atë në kryeqytetin italian të hënën. Megjithatë, Bordeauxi reagoi me shpejtësi duke mohuar se bordi i tyre i ka dhënë leje për tu nisur te Roma si dhe duke shtuar se Barcelona kishte ardhur me ofertë 11 orë më herët dhe se ajo ishte më e madhe se ajo e “Giallorossëve”.
Malcom, i cili luan si anësor i krahut të majtë, ka shënuar 20 gola brenda 84 paraqitjeve te ‘Les Girondins’ dhe ka reprezentuar Brazilin në nivelin U20 dhe U21./arbresh.info/
? ?? Bem-vindo Malcom! Welcome!
⚽️ #EnjoyMalcom
?? #EnjoyBarça pic.twitter.com/nnxVK3hZt4— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2018
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...