Google ADS

Zyrtare: Barcelona konfirmon transferimin e Pablo Borre

14:48 | 15 Qershor 2022
K.B

Barcelona ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e talentit të madh spanjoll, Pablo Borre, i cili vjen nga Racing Santander.

Klubi katalunas ka fituar garën me rivalët e Real Madridit për transferimin e talentit 19-vjeçar Pablo Torre.

Torre sot gjatë ditës është zyrtarizuar si lojtar i ri i Barcelonës, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin B.

“Pablo Torre jetoi ditën e tij të parë si lojtar i Barçës të mërkurën në një ditë në të cilën lojtari nënshkroi kontratën e tij me FC Barcelona dhe në të cilën ai gjithashtu veshi fanellën e Barçës – në Camp Nou – për herë të parë”.

“Pablo Torre ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026, me një klauzolë përfundimi prej 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë presidenti Joan Laporta, zëvendës-presidenti i sportit Rafael Yuste, drejtori i Futbollit, Mateu Alemany, presidenti i Barça B, Jordi Casals, menaxheri përgjegjës për futbollin Joan Soler dhe drejtori Jose Ramon Alexanko.

I pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i Pablo Torres, Arturo Canales dhe disa anëtarë të familjes së tij, mes tyre edhe prindërit, të cilët nuk kanë dashur të humbasin këtë ditë të veçantë.

Ndryshe, Torre bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Racing më 18 tetor 2020 në ndeshjen e ligës kundër Portugaletes. Vitin e fundit ai ka luajtur 34 ndeshje dhe ka qenë një lojtar kyç në promovimin e Racing de Santander në Kategorinë e Dytë.

Ai ka shënuar 10 gola këtë sezon dhe ka shpërndarë 11 asistime ndërmjet ligës dhe play-off-it. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme