Barcelona dhe Benfica raportohet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Nelson Semedos.
Mediat spanjolle raportuan sot (e enjte) se mbrojtësi portugez i krahut të djathtë do t’i bashkohet gjigantit katalunas për një tarifë prej 26 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja me 23-vjeçarin do të thotë që Barcelona i ka dhënë fund garës për Hector Bellerinin e Arsenalit, i cili u largua nga akademia e tyre si një adoleshentë dhe raporte të ndryshme pretendonin që spanjolli ishte shënjestra kryesore e tyre pavarësisht se klubi në Premierë Ligë nuk dëshironte të shiste atë.
Semedo u bë pjesë e skuadrës startuese të Benficas në vitin 2015 dhe bërë 46 paraqitje sezonin e kaluar, ku ata fituan titullin një ligë dhe kupën.
Ai ka bërë gjashtë paraqitje për skuadrën kombëtare.
Barcelona shpreson se nënshkrimi me Semedon do të mbulojë hapësirën e lënë nga largimi i Dani Alves në vitin 2016./arbresh.info
https://twitter.com/FCBarcelona/status/885577804296978432
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...