Zyrtare: Ballkani njofton se ka vazhduar kontratën me Ilir Dajën

17:18 | 26 Shkurt 2024
KRG

Ballkani përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se kanë vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Ilir Daja deri në vitin 2026.

Pas shumë spekulimeve se skuadra nga Suhareka pritet që të shkëputë marrëveshjen me trajnerin e tyre, vie lajmin që në fakt është vazhduar kontrata, shkruan Arbresh.info.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme