Zyrtare: Ballkani e përfundon afatin kalimtar me përforcimin nga Shqipëria

21:00 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Almir Ajzeraj është përforcimi më i ri i Ballkanit.

Ajzeraj do t’i bashkohet skuadrës nga Theranda në huazim deri në fund të stinorit, raporton Zeri.info

Lojtari vjen nga Skënderbeu, teksa lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Ballkanit.

Ballkani ka bërë të ditur se me këtë përforcim, ka përfunduar afati kalimtar për klubin.

Skuadra e Sami Sermaxhajt po kryen përgatitjen e fundit në Durrës për t’u kthyer sa më kompakt për lojen e parë për Kupën e Kosovës më 9 shkurt ndaj Kikës./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme