Konfirmimi tani ka arritur se Pierre Emerick Aubameyang do të jetë zëvendësues i Granit Xhakës si kapiten i Arsenalit.
Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se mesfushori kosovar nuk do të ketë më titullin e kapitenit në Emirates pas sjelljes së pahijshme në ndeshjen ndaj Crystal Palaces dhjetë ditë më parë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
27-vjeçari kishte ofenduar rëndë tifozët vendas gjatë zëvendësimit në pjesën e dytë të ndeshjes së përfunduar baras 2 me 2 kundër Crysal Palaces.
Edhe pse iu kërkoi falje tifozëve pas tri ditë heshtje, Xhaka është ndëshkuar nga klubi londinez dhe nuk do të jetë më pjesë e grupit drejtues të klubit.
Sidoqoftë, Pierre Emerick Aubameyang është emëruar si zëvendësues i Xhakës.
Arsenali luan nesër ndaj Vitoria SC në kuadër të Evropa Ligës./arbresh.info/
https://twitter.com/jamesbenge/status/1191803245905293312
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Dita e “El Clasicos”
Vrasjet e plagosjet aksidentale nga policët/ “6 muajt e parë...
Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas
Aksident i rëndë në Lushnje, këmbësori goditet për vdekje
Grafitet fyese kundër Fadil Gecit, policia duke e hetuar ras...