Google ADS

Zyrtare: Atalanta me pronar të ri, fondi amerikan blen 55% të aksioneve

16:26 | 19 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Tashmë është zyrtare. Atalanta do të ketë pronar të rinj pasi klubi i është shitur një grupi investitorësh amerikanë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e tyre.

Në të thuhej se grupi i investitorëve i udhëhequr nga Stephen Pagliuca ka blerë 55% të aksioneve të Atalantës. Nga ana tjetër, familja Precassi do të mbajë 45% të aksioneve të klubit.

Për sa i përket Stephen Pagliuca, ai është bashkëpronar edhe në ekipin e NBA, Boston Celtics. Gjithashtu ai është bashkëkryetar i  Bain Capital, një nga fondet kryesre të investimeve në botë.

Atalanta bëhet kështu ekipi i gjashtë në Serie A që ka pronarë amerikanë. Bashkë me të janë edhe Milan, Fiorentina, Roma, Spezia dhe Venezia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme