Google ADS

ZYRTARE: Artim Pollozhani jep dorëheqje nga posti i trajneri të Ballkanit

15:41 | 4 Dhjetor 2024
D.H

Humbja nga Rilindja 1974 dhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ka lënë pasoja tek skuadra e Ballkanit.

Trajneri aktual, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga klubi suharekas, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra portokallezinjë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.  Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”, shkruhet në njoftimin e kampionit të Kosovës.

Pollozhani e ka marrë dretjmin e Ballkanit pas largimit të Ilir Dajës në fillim të këtij sezoni./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme