Arsim Thaqi nuk është më trajner i skuadrës gjilanase Drita.
Barazimi ndaj Dukagjinit ka qenë ndeshja e fundit ku Thaqi ka udhëhequr klubin, pasi ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i trajnerit.
Drita ka tentuar ta ndalë Thaqin në krye të skuadrës, por vendimi i tij ishte i pakthyeshëm.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka dhënë lajmin, teksa ka falënderuar trajnerin malishevas për kontributin e dhënë në këto muaj sa ishte pjesë e Dritës.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Arsim Thaçi jep dorëheqje të parevokushme
Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.
I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij.
Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen.
Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë